Insigne projekton të ardhmen - Bota Sot
Insigne projekton të ardhmen

Futboll

Insigne projekton të ardhmen

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:29
Insigne projekton të ardhmen

Momenti i së vërtetës ka mbërritur. Për kapitenin e të kaltërve, që është kthyer në tabelë qitjeje për çdo hap fals të hedhur në fushën e blertë nga tifozëria e “San Paolos” ka “trokitur” çasti për të hapur letrat në tavolinë. Mediet aludojnë se tashmë 28-vjeçari Lorenzo Insigne mund të jetë duke projektuar të ardhmen e tij diku tjetër.

Janë deklaratat e vetë sulmuesit italian që kanë shtuar hipotezat për një lëvizje të tillë. Nga ana tjetër qëndron edhe menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, i cili duket se po punon në një drejtim të tillë, duke konfirmuar aludimet e shtypit. Me pak fjalë, tek Napoli përshtypja është se me peshën e madhe të kapitenit, pas largimit të Hamsik, dhe me kritikat e shumta mbi personin e tij, për çdo hap të gabuar që ka hedhur në fushën e blertë, qershorin e ardhshëm Lorenzo mund t’i japë lamtumirën klubit napolitan për të tentuar kapërcimin e madh në një nga klubet europiane, që do t’i krijonte hapësira dhe mundësi më të mëdha sulmuesit.

Një mendim që më shumë gjasa Insigne e kalon nëpër mend prej kohësh, por tashmë duke parë zhvillimet e fundit mund ta materializojë falë edhe hyrjes në skenë të Raiolas, duke qenë se në muajin prill Mino do të jetë zyrtarisht menaxheri i tij. Referuar medieve italiane, Raiola është duke planifikuar transferimin e Insignes, ndaj kjo verë duket se do të ketë fjalën e fundit mbi të ardhmen e Insignes në klubin e kaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...