Lajm i hidhur, ndërron jetë ish futbollisti

Futboll

Lajm i hidhur, ndërron jetë ish futbollisti

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:13
Antonio Wilson Viera Honorio

Ish-futbollisti Antonio Wilson Viera Honorio, i njohur si ‘Coutinho’, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

‘Coutinho’ momentet më të mira të karrierës i kishte me fanellën e klubit brazilian, Santos, përkrah legjendës, Pele.

Ai në vitin 1962 kishte fituar Kupën e Botës me Brazilin.

“Është një lajm i hidhur vdekja e Antonio Wilson Viera Honorio në moshën 75-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Santosit.

‘Coutinho’, i cili është i treti në listën e top-golashënuesve më të mirë të Santosit me 368 gola në 457 paraqitje, ka ndërruar jetë në shtëpi.

Sipas “G1”, ‘Coutinhp’ ka vuajtur nga diabeti dhe tre gishtat e këmbës së majtë i kishte të paralizuar shkaku i kësaj sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat