Ronaldo: Ishte një mbrëmje magjike. Finalja....

Futboll

Ronaldo: Ishte një mbrëmje magjike. Finalja....

Më: 13 mars 2019 Në ora: 00:00
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo, heroi i Juventus-it, ka folur për "Sky Sport" në fund të ndeshjes së fituar 3-0 kundër Atletico Madrid. Këto kanë qenë fjalët e portugezit:  

"Duhej të ishte një mbrëmje e veçantë dhe ashtu ka qenë, jo vetëm për golat, por edhe për skuadrën. Ky është mentaliteti i duhur për Champions League. Është një arsye për t'u ndier krenarë". 

"Unë bëj pjesën time dhe jam shumë i kënaqur, ka qenë një mbrëmje magjike. Atletico është një skuadër shumë e komplikuar, por edhe jemi një skuadër e fortë dhe e kemi treguar". 

"Në finale? Jo, është akoma herët për të folur për këtë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat