Simeone i përgjigjet Ronaldos për festimin me ‘tope’

Futboll

Simeone i përgjigjet Ronaldos për festimin me ‘tope’

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:50
Simeone i përgjigjet Ronaldos për festimin me ‘tope’

Diego Simeone është shprehur se nuk ka ndonjë problem me festimin e Cristiano Ronaldos me ‘tope’.

Trajneri argjentinas pas fitores së skuadrës së tij në ndeshjen e parë 2:0, kishte festuar duke kapur ‘topet’. Ai pas ndeshjes së mbrëmshme ka deklaruar se nuk është një gjest i mirë, por se e kishte ndjerë për të bërë, transmeton Insporti. “Nuk ishte një gjest i mirë, e pranoj. Por, e ndjeja ta bëja. E kisha bërë si futbollist i Lazios dhe e bëra përsëri për t’iu treguar tifozëve tonë se kemi ‘tope’. Unë vetëm mund të kërkoj falje, nëse dikush është ofenduar me këtë festim. Nuk ishte për kundërshtarin, unë isha kthyer në drejtim të tifozëve tonë”, deklaroi Simeone pas ndeshjes.

Megjithatë, ky festim i është kthyer boomerang, pasi që super ylli Ronaldo eliminoi skuadrën e tij duke shënuar hat-trick dhe e festoi me stilin e Simeone me ‘tope’.

“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai mund të bëjë këso paraqitje në ndeshje të mëdha. Ai sigurisht më ka parë në Ëanda Metropolitano, dhe siç kam bërë unë, ai po tregonte karakterin e tij”, përfundoi argjentinasi.

Simeone po ashtu e pranoi se “Zonja e Vjetër” zhvilloi ndeshje më të mirë dhe se skuadra e tij nuk tregoi asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat