Bushi “shpërthen” ndaj grekve: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën në Greqi, por... - Bota Sot
Bushi “shpërthen” ndaj grekve: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën në Greqi, por...

Futboll

Bushi “shpërthen” ndaj grekve: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën në Greqi, por...

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:30
Bushi “shpërthen” ndaj grekve: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën në Greqi, por...

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë nën 21-vjeç, Alban Bushi ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që kam bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare për të përfaqësuar.

Bushi është shprehur për median “gazzetta.gr”, duke shpalosur gjerë e gjatë të gjitha mendimet e tij mbi këtë zgjedhje të lojtarit.

Tekniku i 21 vjeçarëve ka luajtur më përpara për tre ekipe greke që janë, Apolon Smirnis, Levadiakos dhe Apolon Kalamarias.

“Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në kombëatren e 21-vjeçarëve. Është një lojtarë që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmedna kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria”.

Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndjejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshmë Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurtë që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë”, është shprehur Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...