Robert Lewandowski kritikon taktikat e Niko Kovacit

Futboll

Robert Lewandowski kritikon taktikat e Niko Kovacit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:23
Robert Lewandowski dhe Kovac

Në 180 minuta, Liverpooli ishte më i mirë se Bayern Munich dhe në saje të rezultatit të përgjithshëm prej 3:1 (0:0), kaloi me meritë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjithçka u vendos në shtëpinë e kampionit gjerman, ku anglezët shfrytëzuan gabimet në fazën mbrojtëse të të besuarve të Niko Kovaç.

Robert Lewandowski ka folur rreth taktikave që ndoqi trajneri kroat, ku kritikoi të gjithë për paraqitjen e dobët.

“Në ndeshjen e parë ne nuk krijuam rreziqe për kundërshtarët dhe kishin përpjekje të dobëta për shënim”, filloi me kritika futbollisti polak.

“Edhe unë mendoj se nuk kemi tentuar të luajmë një lojë sulmuese dhe kemi shënuar një gol. Nuk kemi pasur shanse të shumta”, tha ai dhe shtoi më tutje, “Ne luajtëm në shtëpi dhe nuk ishte loja jonë, kështu që Liverpooli na mposhti”.

“Jo, nuk jam i lumtur, jam i zemëruar sepse e di që mund të bëjmë më mirë, por nuk e kemi bërë”, përfundoi shtatgjati.

Ndryshe, Bayerni tani do t’i kthehet kampionatit gjerman, ku po rivalizohet për titullin e kampionit nga ana e Borussia Dortmundit gjersa kanë mundësi të fitojnë Kupën e Gjermanisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat