Për herë të parë që nga viti 2009, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të jenë katër skuadra nga Premierliga.
Janë mësuar emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
Barcelona, Liverpool, Juventus, Manchester City, Manchester United, Porto, Tottenham Hotspur dhe Ajax, janë tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale.
Në këtë tetëshe, janë edhe katër skuadra nga Premierliga.
Kjo është hera e parë që nga viti 2009, që katër skuadra nga Premierliga kalojnë në këtë fazë.
Për herë të fundit këtë e kishin bërë Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.