Kozniku: Mos ikni prej meje! Nuk jam i punësuar në FFK

Futboll

Kozniku: Mos ikni prej meje! Nuk jam i punësuar në FFK

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:56
Kozniku: Mos ikni prej meje! Nuk jam i punësuar në FFK

Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku, aktualisht trajner i kombëtares së Kroacisë U-19, ku përzgjedhës është Ivan Gudelj, çuditet se kujt i pengon emri i tij në Kosovë. “Nuk është duke u bërë punë si duhet dhe nuk respektohen personat e caktuar (emrat e mëdhenj) si duhet, si Kujtim Shala, Besnik Hasi, Fadil Muriqi, Lorik Cana etj. Nuk jam as mi rrëzuar FFK-në e as mi ngritur në këmbë. Me brengosin disa njerëz që janë brenda FFK-së. Sa i përket anës sime, nuk e di pse ikin nga unë dhe se kuptoj pse ikin disa në FFK.
Me brengos që respektin nuk e bëjnë si duhet, e ofrojnë kë të dojnë dhe e largojnë nga të dojnë”, tha Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.  
“Nuk jam i punësuar në FFK dhe kurrë nuk kam qenë aty. Prej vitit 1990 ku do që kam shkuar kam folur për Kosovën dhe jam munduar të jap kontributin tim. Nuk e kam pasur obligim të flas, sepse nuk jam paguar e as që kam marr pagë për këtë punë, por e kam ndje obligim kombëtar ta promovojë shtetin tim.

Atëkohë, vazhdimisht kam folur, lobuar dhe kam kërkuar nga Biliqi, Markoviqi, Kovaçi, Bobani, Shukeri etj. ta ndihmojnë dhe promovojmë Kosovën. Ata që kanë qenë në federatë janë paguar dhe e kanë pasur obligim, se kanë marr paga. Unë i kuptoj ata apo nuk ja zë për të madhe, që janë biznesmen apo bankar e punojnë në FFK, nuk e din se kush jam unë, por ata që janë të botës së futbollit dhe bëhen që kinse nuk e dinë kush jam, kjo nuk është etike. Nuk është mirë ata të botës së futbollit të janë xheloz, të më injorojnë ose me ia humb atyre që kanë dhënë shumë për shtetin e Kosovës.

Ajo që më dhemb, që ata flasim e bëjnë për vete dhe nuk merren me punë profesionale. Edhe puna e selektorit, gjithë kam thënë: “Jam i gatshëm dhe së bashku të gjithë të bëjmë, se vet nuk mundem”, theksoi ai. Kozniku tha se nuk është mirë që veç për marketing sportiv i përdorin emrat e tyre kur dalin jashtë shtetit. “Nuk është mirë disa të FFK-së kur dalin jashtë mi përdorë emrat tanë, sepse synojnë të mburrem me ne, kurse këtu në Kosovë nuk na bëjnë hesap.

Qe 14 vjet jam i licencuar me licencën UEFA Pro dhe nuk e di pse iu pengoj dhe kujt i pengoj në vendin tonë. Me 14 shkurt të vitit 1993 iu përgjigja Kosovës për ndeshjen revyale kundër Shqipërisë. Po ashtu i jam mirënjohës ish kryetarit të FFK-së, Sabri Hashanit për ftesën që ma bëri me 6 shtator të vitit 2002 për të luajtur për kombëtaren e Kosovës, kundër Shqipërisë, ndeshje revyale dhe për mu ka qenë ditë e madhe, po ashtu edhe për nderin që ma bëri”, tha Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat