Capello e harron Ronaldon: Këta janë tre gjenitë e futbollit

Futboll

Capello e harron Ronaldon: Këta janë tre gjenitë e futbollit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:11
Fabio Capello

Fabio Capello ka thënë se në futboll janë vetëm tre futbollistë që mund të cilësohen gjeni të këtij sporti.

Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, ndërsa të martën pati një natë magjike duke shënuar tre gola për të mposhtur i vetëm Ateltico Madridin, e për të dërguar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjitha këto, nuk kanë mjaftuar që Fabo Capello t’i rezervojë një vend portugezit të te lavdishmit e këtij sportit.

“Në historinë e futbollit ka pasur vetëm tre gjeni të topit: Pele, Maradona dhe Messi”, ka deklaruar Capello.

“Natyrisht, ky është vetëm mendimi im. Maradona dhe Messi jo vetëm që mendonin gjërat, por ato edhe i vunë në praktikë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë lojtarë unikë dhe mbresëlënës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat