Po e hodhi ‘bombën’ Kujtim Shala, do të skuqen...  - Bota Sot
Po e hodhi ‘bombën’ Kujtim Shala, do të skuqen... 

Futboll

Po e hodhi ‘bombën’ Kujtim Shala, do të skuqen... 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:27
Po e hodhi ‘bombën’ Kujtim Shala, dikush do të skuqet keq… 

Nëse dikujt duhet t’i mbetet hatri pa dyshim është ish futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala, që i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, kur kishte kapiten Fadil Vokrrin, që djali i tij, Andisi, nuk u ftua as në kombëtaren e Shqipërisë dhe as të Kosovës, në kohën kur ishte në formën më të mirë, sidomos kur luante (2008-2011) në ekipin skocez Dundee United (atëkohë garonte në elitën skoceze). Djalit të tij kurrë nuk iu hap dera nga askush edhe atëherë kur e meritonte!

Kujtim Shala është përmbajtur që një kohë të gjatë dhe nuk ka hedhur ndonjë bombë sportive në drejtim të askujt. Po e hodhi bombën sportive Kujtim Shala, gjithsesi se dikush do të skuqet e turpërohet keq! Një ditë Kujtim Shala do të dal me akuza të rënda, sepse do t’i soset durimi, pasi që nuk u përfill e nuk respektua si emër i madh! "Bomba" gati sa nuk ka shpëthyer dhe vetëm një Zot e di se kush do të atakohet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...