Vushtrria në pikëllim, humbën një emër të madh

Futboll

Vushtrria në pikëllim, humbën një emër të madh

Nga: K. G. Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:35
Sabit Dallku

Klubi i futbollit Vushtrria, lider në ligën e parë të Kosovës, janë të pikëlluar që humbën një emër të madh të futbollit dhe të sportit, Sabit Dallku. “Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ne moshën 70 - vjeçare ish-futbollisti Sabit Dallku, babai i ish futbollistit tonë Armend Dallku nga Vushtrria.

Sabiti karrierën e pasur kishte filluar nga klubi ynë, për të vazhduar më pas në klubet tjera me renome në ligën krahinore të Kosovës, dhe ish Jugosllavisë. Kryesia e klubit shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku”, shkruan në faqen e FC Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat