Drejtuesit e Barcelonës shihen në ‘San Siro’ – Kjo është arsyeja - Bota Sot
Drejtuesit e Barcelonës shihen në ‘San Siro’ – Kjo është arsyeja

Futboll

Drejtuesit e Barcelonës shihen në ‘San Siro’ – Kjo është arsyeja

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:21
San Siro

Drejtuesit e Barcelonës kanë shikuar nga afër ndeshjen ndërmjet Inter dhe Eintracht Frankfurt.

Eric Abidal së bashku me Segura dhe Planes janë parë në ambientet e stadiumit të Inter, duke parë ndeshjen me shumë interesim.

Sipas spanjolles ‘Sport’ arsyeja e prezencës së tyre është lojtari i Frankfurt, Luka Jovic.

Serbi pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës katalane, dhe ai sot shënoi golin e kualifikimit për të tërhequr edhe më shumë vëmendje.

Në garë për lojtarin e Frankfurt janë edhe gjigantët gjerman të Bayern Munich. Kujtojmë se kartonin e lojtarit e zotëron skuadra e Benficas, por Frankfurt kanë të drejtë blerje të kartonit të tij, në fund të sezonit, për 6 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Barcës do të arrijnë që ta bindin yllin serb për një transferim në ‘Camp Nou’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...