Drejtori sportiv i Juves u premton tifozëve - Bota Sot
Drejtori sportiv i Juves u premton tifozëve

Futboll

Drejtori sportiv i Juves u premton tifozëve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:08
Mbappe

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, u ka thënë tifozëve bardhezi se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta blerë Kylian Mbappen.

Ylli i PSG-së është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar kur e fitoi edhe Kupën e Botës me Francën, duke luajtur rol kyç gjatë gjithë turneut në Rusi.

Ai e vazhdoi formën e mirë me PSG-në, dhe momentalisht është i dyti pas Lionel Messit në listën e golashënuesve më të mirë në top pesë ligat evropiane me 25 gola.

Megjithatë Juventusi do të përballet dhe me konkurencën e Real Madridit që gjithashtu synon të afrojë francezin në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...