Bushi publikon listën e lojtarëve

Futboll

Bushi publikon listën e lojtarëve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:17
Bushi publikon listën e lojtarëve

Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve që ka thirrur për dy ndeshjet zyrtare kundër Turqisë dhe Andorrës. Janë 25 kuqezinj, që do të vihen në urdhrat e trajnerit të Shqipëria U-21, në kuadrin e fushatës kualifikuese të Europianit të radhës. Nga këta, nëntë prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër vjen nga klubet jashtë vendit. Mësohet se kanë mbetur jashtë Aristid Kolaj dhe Albion Ademaj, që janë të dëmtuar.

Kujtojmë se kuqezinjtë e kësaj grup-moshe janë në grupin 3, bashkë me Andorrën, Austrinë, Anglinë, Kosovën dhe Turqinë. Ndeshja me turqit do të luhet më 23 mars, ora 19:00, në “Elbasan Arena”, ndërsa tri ditë më pas, më 26 mars, ora 18:30, Bushi dhe të tijtë do të udhëtojnë në transfertë, për të sfiduar Andorrën në “Estadi Comunal".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat