Disa dashuri nuk mbarojnë...; Ramon Monchi kthehet te Sevilla - Bota Sot
Disa dashuri nuk mbarojnë...; Ramon Monchi kthehet te Sevilla

Futboll

Disa dashuri nuk mbarojnë...; Ramon Monchi kthehet te Sevilla

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:04
Ramon Monchi

Zemra nuk urdhërohet. Historia midis Sevilla dhe Ramon Monchi ende duhet të shkruhet, një histori e denjë për skenarin e një filmi dashurie. Monchi kthehet te Sevilla e tij pas dy vitesh në Romë, që solli më shumë vuajtje sesa gëzim. Një dashuri që kurrë nuk përfundoi me klubin andaluzian dhe u vërtetua nga një postim në rrjetet sociale: "Zemra nuk e harron kurrë vendin, ku ka lënë rrahjet më të mira”.

Një mesazh që konfirmon mbylljen e negociatave të nisura nga presidenti i Sevilla, menjëherë pas ndërprerjes së bashkëpunimit të Monchi me verdhekuqtë e Romës. "Unë mendoj se gjithçka mund të mbyllet shpejt, - pranon presidenti José Castro Carmona. - Kthimi i tij do të ishte i rëndësishëm, ai e njeh plotësisht situatën dhe filozofinë e këtij klubi. Do të ishte një goditje e madhe".

Javën e ardhshme klubi do të zyrtarizoj rikthimin e madh. Nga San Fernando, njëqind e njëzet kilometra larg Sevilla së tij, Monchi shkruan "poezi" për të dashurit e tij. Sepse zemra nuk mund të urdhërohet dhe Monchi e ka kuptuar atë në Romë. Disa dashuri nuk mbarojnë, bëjnë kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...