Ayoze Perez: Messi është mbi të gjithë të tjerët

Futboll

Ayoze Perez: Messi është mbi të gjithë të tjerët

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:51
Lionel Messi

Sulmuesi i Newcastleit, Ayoze Perez, e ka pranuar se është e veçante që po krahasohet me Lionel Messin e Barcelonës, të cilin e konsideron si futbollistin më të mirë në botë.

Sulmuesi spanjoll, i cili një herë e kishte refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Camp Nou, po krahasohet së fundi se yllin argjentinas në Katalonjë.

Pasi i ndihmoi skuadrës së tij ta përmbyste rezultatin në ndeshjen ndaj Evertonit, trajneri Rafa Benitez e përshkroi një pasim të Perezit si të ngjashëm me pasimet e Messit.

25-vjeçari e pranon se është larg pesë-herë fituesit të topit të artë, megjithatë thotë se është ndjenjë e veçantë të krahasohet me personin që ai e konsideron mbi të gjithë të tjerët.

“Messi është heroi im i të gjitha kohëve, ai është mbi të gjithë futbollistët e tjerë në botë. Kështu që të përmendesh në të njëjtën fjali me të nga dikush që e respektoj kaq shumë ishte shumë e veçantë”, ka thënë Perez.

“Kjo gjë më tregon mua se jam duke bërë diçka ashtu siç duhet për momentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat