Van Dijk flet pas gabimit të tmerrshëm, ja deklarata e tij - Bota Sot
Van Dijk flet pas gabimit të tmerrshëm, ja deklarata e tij

Futboll

Van Dijk flet pas gabimit të tmerrshëm, ja deklarata e tij

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:31
Van Dijk

Liverpool ka mposhtur Fulhamin me rezultatin 1-2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 31’të të Premierligës.

Mane shënoi pas një super aksioni të Liverpoolit, ndërsa Babel barazoi shifrat në minutën e 74’të, pas një gabimi të Van Dijk dhe Alisson.

Liverpool nuk u dorëzua dhe gjashtë minuta më vonë shënuan për 1-2, falë golit të Milner nga penalltia.

Van Dijk pranoi gabimin që ka bërë, por u shpreh i lumtur për tre pikët e fituara në këtë sfidë.

“Unë nuk po jap justifikime, duhet ta kontrolloja situatën më mirë, por shënuam më pas dhe u rikthyem në vendin e parë”, tha Van Dijk.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, por ia vështirësuam edhe më shumë punën vetës, pasi nuk ishim të qetë në fushë, por kemi fituar tri pikë dhe tani mund të përqendrohemi tek kombëtaret tona”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...