Pochettino: Barcelona me gjeniun Messi janë favoritët për Ligën e Kampionëve

Futboll

Pochettino: Barcelona me gjeniun Messi janë favoritët për Ligën e Kampionëve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:46
Messi dhe Suarez

Edhe trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, duket se ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Lionel Messi ndaj Real Betis.

Mbrëmë, në kuadër të La Liga, Barcelona triumfoi me rezultatin 1:4, kundër Betis, në një ndeshje që Messi realizoi het trik.

Kjo gjë nuk mund t’i kishte ikur trajnerit argjentinas të Tottenham Hotspur, i cili tani beson se njeh favoritët e Ligës së Kampionëve.

“Nëse ka një favorit për Ligën e Kampionëve, është Barcelona” ka thënë trajneri i Tottenham.

“Kanë lojtarë të nivelit të lartë, si Lionel Messi, i cili është gjeni dhe më i miri në botë” ka thënë tutje ai.

“Leo bën gjëra që askush nuk i pret, por ajo që më befason është vazhdimësia e tij. Ai e bën këtë rregullisht, çdo tri-katër ditë, në 11 apo 12 vitet e fundit” ka thënë ndër  të tjerash Pochettino.

Ndër gjithë lojtarët e shkëlqyer të Barcelonës, Mauricio Pochettino ka tëhnë se është një më i veçantë, më i jashtëzakonshëm, që bën gjëra unike, i cili quhet Lionel Messi.

Mbetet të shihet nëse Messi do të arrijë këtë sezon që të fitoj tripletën e tretë në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat