Panuçi hedh sytë nga Superiorja, ja kush i zëvendëson Lilën e Binakun

Futboll

Panuçi hedh sytë nga Superiorja, ja kush i zëvendëson Lilën e Binakun

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:13
Kombetarja e Shqiperise

Federata Shqipate e Futbollit, ka njoftuar darkën e sotme, de pas dëmtimeve e largimeve të detyrueshme të Andi Lilës dhe Egzon Binakut nga grumbullimi, kanë ardhur dhe dy lojtarë të rinj për t’i zëvendësuar.

Siç njofton federata, vendin e tyre e kanë zënë Ylber Ramadani, ish-i i Partizanit që aktivizohet tek Velje në Danimarkë, si dhe Lorenc Trashi, mbrojtësi i majtë i Partizanit.

Ramadani është ftuar edhe herë të tjera në Kombëtaren Shqiptare, tashmë vjen një ftesë edhe për të majtin e Partizanit, pas paraqitjeve mjaft të mira në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat