Ylli i Juventusit: Do të ishte çmenduri nëse UEFA e pezullon Ronaldon - Bota Sot
Ylli i Juventusit: Do të ishte çmenduri nëse UEFA e pezullon Ronaldon

Futboll

Ylli i Juventusit: Do të ishte çmenduri nëse UEFA e pezullon Ronaldon

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:08
Ronaldo dhe Simeone

Federico Bernardeschi ka pohuar se UEFA do të ishte e çmendur nëse do ta pezullonte Ronaldon, për mënyrën e festimit të tij në fitoren e Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

UEFA është duke e hetuar Ronaldon për sjellje të pahijshme pasi portugezi e imitoi Diego Simeonen për festimin e tij eksplicit pas rikthimit sensacional të Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

“Nuk mendoj se kam çfarë të shtoj këtu”, tha Bernardeschi në konferencë për media.

“Është diçka e cila nuk ka nevojë të shikohet apo vlerësohet, por pezullimi do të ishte çmenduri. Ishte një festim, një gjest”, shtoi ai.

Vendimi për Ronaldon do të merret të enjën në takimin e radhës të Organit Etik dhe Disiplinor të UEFA-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...