Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë dhe ta jap maksimumin për Kosovën - Bota Sot
Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë dhe ta jap maksimumin për Kosovën

Futboll

Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë dhe ta jap maksimumin për Kosovën

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:40
Milot Rashica

Milot Rashica është i gatshëm të japë maksimumin e tij për Kosovën në cilëndo pozitë në fushë që ia kërkon trajneri.

Anësori i Werder Bremenit foli të martën në një konferencë për media para ndeshjes miqësore të Kosovës kundër Danimarkës, e përcaktuar të luhet të enjten në “Fadil Vokrri”, duke e vlerësuar atë si ndeshje shumë të rëndësishme për “Dardanët” për ta parë se ku qëndrojnë ata në raport me Kombëtaret e mëdha.

Rashica u pyet rreth pozitës së tij në Kombëtare dhe asaj në klubin e tij Werder Bremen, në një konferencë në Prishtinë pas stërvitjes me verdhekaltrit.

Ai këmbënguli se nuk ka rëndësi pozita në fushë për të, pasi është i gatshëm të luajë kudo që e cakton Bernard Challandes.

Pozita e parapëlqyer e 22-vjeçarit është anësor i majtë, edhe pse kohëve të fundit ka luajtur si qendër sulmues te klubi gjerman, në ekipin kombëtar zakonisht është aktivizuar si anësor i djathtë.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes [për pozitën në fushë]. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin pavarësisht pozitës. Dallojnë pozitat me atje [Bremen], jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozita”, tha vushtrriasi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...