Ylli i madh e do kalimin te Barcelona - Bota Sot
Ylli i madh e do kalimin te Barcelona

Futboll

Ylli i madh e do kalimin te Barcelona

Më: 20 mars 2019 Në ora: 06:28
Stadiumi "Camp Nou"

Antoine Griezmann ka vendosur që të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.

Antoine Griezmann është duke e kërkuar triumfin në Ligën e Kampionëve, por që e di se me Atletico Madridin është e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

Sulmuesi francez po e dëshiron largimin nga madrilenët, gjersa i është ofruar Barcelonës.

Griezmann e do transferimin te katalonasit, por janë këta të fundit që ende janë duke hezituar në transferimin e tij.

Barcelona e kishte kërkuar transferimin e francezit në verën e vitit 2018, por që ai e vazhdoi kontratën me Atletico Madridin.

Katalonasit janë duke refuzuar të paguajnë një shumë të majme për transferimin e tij, andaj ende nuk ka ndonjë marrëveshje finale nëse do të ndodh transferimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...