Sadiku lë stërvitjen për shkak dëmtimi, Ismajlaj dhe Veseli njëzëri: Marim tre pikët kundër Turqisë

Futboll

Sadiku lë stërvitjen për shkak dëmtimi, Ismajlaj dhe Veseli njëzëri: Marim tre pikët kundër Turqisë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:49
Armando Sadiku gjatë stërvitjes me Kombëtaren

Dy ditë para ndeshjes së parë kualifikuese të Europianit kundër Turqisë Panucci është bërë me dhimbje kokë pasi sulmuesi Armando Sadiku ka lënë stërvitjen për shkak dëmtimi. Ende nuk dihet ekzaktësisht grada e lendimit për elbasanasin, por në rast mungese alternative e vetme për trajnerin është Bekim Balaj, gjithashtu një futbollist që vjen pas problemeve fizike.

Gjithsesi pavarësisht të gjithave për Ardian Ismajlaj Turqia është një kundërshtar i kalueshëm

“Unë besoj se Turqia në mbrojtje nuk është mirë, në mesfushë e sulm kanë disa lojtarë të mirë por nuk janë ekip i frikshëm. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, të marrim fitoren.”

Ndërkohë qendërmbrojtësi tjetër Frederik Veseli shkon më tej duke deklaruar:

“Ka ardhur momenti shumë i rëndësishëm për me provu dhe me kalu këtë grup. Kemi patur krizë në rezultate, por në paraqitje kemi qenë pak a shumë në nivelin e kundërshtarëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat