Para 27 viteve kombëtarja e Danimarkës ka qenë kampion i Evropës, e cila sfidohet në miqësore nga Kosova që ka lënë pa tekst të gjithë në garat e Ligës së Kombeve me rezultate impresive.
Përzgjedhësi i Danimarkës në futboll, Age Hareide e ka vlerësuar Kosovën, por ka përmend një detaj shumë interesant, duke lidh me ish Jugosllavinë: “Nuk është e lehtë përballja me Kosovën që ka prodhuar lojtarë të mirë që nga ish-Jugosllavia me të cilën kam luajtur kundër”.