Karius në hall të madh, i kërkon ndihmë Liverpoolit

Futboll

Karius në hall të madh, i kërkon ndihmë Liverpoolit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 00:52
Karius

Referuar raportimeve të të përditshmes britanike “The Sun”, portieri i Liverpool, Karius, i huazuar te Besiktas ka kërkuar rikthimin në Angli.

Portieri bjond mësohet se veç përballes me krizën financiare që po përjeton klubi turk, po ndesh edhe një krizë marrëdhëniesh me trajnerin Senol Gones.

Ky i fundit ka lëshuar disa kritika të rënda në adresë të Karius dhe portieri mësohet se nuk i ka kapërdirë dot.

Jo vetëm që Karius nuk po rekuperohet nga tronditja e pësuar në eliminimin e Liverpool në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, përkundrazi duket se po përkeqësohet.

Për këtë motiv portieri ka kërkuar ndihmën e Liverpool, duke shprehur dëshirën për të ndërprerë huazimin e tij dy-vjeçar te Besiktas, për tu rikthyer në “Anfield”.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga gjermania, 25-vjeçari ka paditur klubin turk te UEFA për mosshlyerjen e pagës gjatë katër muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat