E ka mërzitur humbja e Romës në derbi

Futboll

E ka mërzitur humbja e Romës në derbi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:38
Thomas Strakoshës

Përjashtimi i Thomas Strakoshës nga Kombëtarja për 2 sfidat e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrë bëri bujë të madhe edhe në mediat italiane.

Gardiani kuqezi nuk arriti të kapte dot avionin për shkak të trafikut në kryeqytetin e Romës, teksa kjo vonesë nuk është toleruar nga trajneri Panuçi.

Të shumta kanë qenë komentet në lidhje me këtë vendim, por nuk kanë munguar as ironitë. Mes shumë arsyesh ishte dhe derbi i fundit mes Lacios dhe Romës të fituar nga të kaltrit e Strakoshës me rezultatin 3-0.

Strakosha Panuci

“Sigurisht që mund të jetë pak i kuptueshëm edhe Panuçi. Rezultatin 3-0 ndoshta nuk e ka harruar”, shkruhet në mediat italiane.  E gjitha kjo në kuadrin e shakasë, për shkak se Panuçi njihet si tifozë i zjarrtë i Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat