Rashica: Jemi Kombëtare e jo Përfaqësuese

Futboll

Rashica: Jemi Kombëtare e jo Përfaqësuese

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:18
Milot Rashica

Milot Rashica njihet si një ndër lojtarët më të mirë të përfaqsueses së Kosovës në futboll.

Ai së fundi ishte i ftuar edhe në emisionin,, Ich bin Albaner ku ka folur rreth shumë çështjevë si sportive ashtu edhe në jetën personale.

Ai duke folur rreth kombëtarës së Shqipërisë dhe Kosovës ka pohuar se tashmë të gjithë na njohin si kombëtare dhe jo si përfaqësuese.

“Shumë prej Kosovës nuk e kanë qejf kur po thojnë kombëtarja e Kosovës, ata po thojnë na jemi përfaqësuese ndërsa ata janë kombëtare. Na mundemi me i thënë vetit edhe kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet tjera na njohin si kombëtare, askush nuk thotë se do të luajmë kundër përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Rashica.

Dihet që Rashica ka luajtur më parë edhe për kombëtarën e Shqipërisë, dhe ai disa herë ka potencuar se nuk është penduar që është rikthyer tek kombëtarja e Kosovës, aty ku sipas tij i rreh zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat