Manchester United përgatit 117 milionë euro për talentin anglez - Bota Sot
Manchester United përgatit 117 milionë euro për talentin anglez

Futboll

Manchester United përgatit 117 milionë euro për talentin anglez

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:26
Jadon Sancho

Manchester United e ka marrë seriozisht kthesën e papritur në këtë sezon. Pas “zvarritjes” me trajnerin José Mourinho, skuadra është ngjitur lart me Ole Gunnar Solskjaer, edhe pse shanset për të fituar një titull kalojnë vetëm përmes Ligës së Kampionëve. 

Në Premier League, ekipi nga “Old Trafford” do të duhet të vuajë deri në fund për një vend në “top 4”, që të luajë sezonin e ardhshëm në garën maksimale kontinentale në nivel klubesh. “Djajtë e Kuq” renditen tani në vendin e pestë, me dy pikë larg Arsenalit. 

Për një përmirësim të imazhit sportiv, Manchester United dëshiron të bëjë goditje të forta në merkato. Një, ose disa të tilla. Natyrisht, baza është grupi aktual. Nëse në ditët e fundit është folur për Varane, i cili joshet fort nga Manchester United, tani mediat britanike shtojnë edhe një emër tjetër Jadon Sancho të Borussia Dortmund.

Në moshën 18-vjeçare, Sancho ka qenë një nga zbulimet e Bundesligës këtë sezon. Ish-sulmuesi i Manchester City mund të debutojë me Anglinë këtë të premte, në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2020” kundër Republikës Çeke.

“Daily Mirror” thotë se Manchester United tashmë e di çmimin e Sancho: 117 milionë euro. Kaq kërkon Borussia Dortmund për talentin anglez, të cilin mund ta zëvendësojë me Hudson-Odoi, tani te Chelsea, por me një profil shumë të ngjashëm me Sancho. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...