Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar - Bota Sot
Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar

Futboll

Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:32
Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar

SC Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin 43 vjeçarë nga Vlora, Gentjan Mezanin. SC Gjilani prezanton teknikun vlonjat përballë publikut dhe opinionit të gjerë në vend:

Mezani, 43 vjeçari është nga Vlora dhe karrierën e ka nisur pikërisht në vendin e tij të lindjes me moshat e Flamurtarit, për të marrë në vitin 2016 edhe zyrtarisht detyrën e shefit të shtabit teknik në ekipin e parë të kësaj skuadre dhe duke vazhduar të punojë deri në fundin e edicionit 2017.

Pasi drejtoi Flamurtarin deri në fundin e edicionit Mezani i ndau rrugët me ekipin e fëmijërisë, derisa nga viti 2017 u bë pjesë e Laçit, ekip me të cilin shkruajti historinë.
Mezani drejtoi Laçin për 31 ndeshje, me ç’rast arriti ta plasonte në finalen e Kupës së Shqipëris (1-0 humbje nga Skënderbeu) dhe arriti të siguronte pozitën e katërt njëherit siguroi edhe pjesëmarrjen ne Evropë për ekipin kurbinas.
Mezani në edicionin e fundit drejtoi ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës deri në janarin e vitit 2019, shkruan në faqen e klubit të futbollit Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...