Deklarata spektakolare e Vojvodës: “10 sekonda më të hupë përqëndrimi e han përmas” - Bota Sot
Deklarata spektakolare e Vojvodës: “10 sekonda më të hupë përqëndrimi e han përmas”

Futboll

Deklarata spektakolare e Vojvodës: “10 sekonda më të hupë përqëndrimi e han përmas”

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:39
Mergim Vojvoda

Mergim Vojvoda, që shkëlqeu sot në ndeshjen kundër Danimarkës, tha se me këtë ndeshje iu kanë dëshmuar botës se Kosova mund t’ia vështirojë punën edhe kombëtare më të mëdha. Ai pati edhe një shpjegim për marrjen e golit të fundit nga kombëtarja daneze.

Vojvoda ka thënë se ishte dëshpëruese që të barazojnë marrë parasysh se Kosova ishte në avantazh.

“Kryesorja sot ka qenë me iu tregu krejt  botës që edhe me kombëtare të mëdha mund të luajmë shumë mirë”, ka thënë Vojvoda.

Ndërsa, ai tregoi edhe cka ndodh nëse skuadrat shpërqëndrohen kur luajnë kundër kombëtarëve të mëdha si Danimarka.

Ka qenë dëshpërim pak se e morëm golin në minutat e fundit, por kundër këtyre kombëtareve të mëdha, 10 sekonda me të hupë koncetrimi e hanë përmas”, ka thënë Vojvoda pas ndeshjes, duke bërë të qeshin të gjithë analistët e sportit që po e intervistonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...