Kapiteni i Kosovës i kundërpërgjigjet trajnerit të Danimarkës: Mos u nisni për stërvitje! - Bota Sot
Kapiteni i Kosovës i kundërpërgjigjet trajnerit të Danimarkës: Mos u nisni për stërvitje!

Futboll

Kapiteni i Kosovës i kundërpërgjigjet trajnerit të Danimarkës: Mos u nisni për stërvitje!

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:13
Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala

Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Danimarkës, Age Hareide, për deklaratën e tij se ndeshjen me Kosovën e llogarit veç një stërvitje.

Shala u ka bërë thirrje që asnjë kombëtare të mos niset askush që të “stërvitet” me Kosovën.

“Stërvitje? Mos t’niset asnjë Kombëtare për stërvitje me Kosovën. Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar. #HS5 #JemiDardanët #JemiKosova”, ka shkruar kapiteni i kombëtares kosovare në Facebook.

Kjo deklaratë e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj trajnerit danez, i cili tha se me Kosovën e shohin më shumë si stërvitje para ndeshjes me Zvicrën.

Hareide nuk kalkuloi mirë sepse skuadra e tij mezi arriti barazimin në minutat e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes Kosovës e Danimarkës përfundoi me rezultat 2 me 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...