“Man. United triumfon! Barça, edhe me Messi nuk fiton gjithçka”

Futboll

“Man. United triumfon! Barça, edhe me Messi nuk fiton gjithçka”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:56
Messi dhe Pogba

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov në një intervistë për “Betfair”, ka folur për përballjen e ardhshme mes Manchester United dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.

Sipas bullgarit ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Messi mund të bëjë vërtetë gjithçka, por jo në çdo ndeshje, ndërkohë që Manchester United nuk dorëzohet kurrë dhe rasti ndaj PSG është dëshmia e gjallë.

“Nuk mund ta eliminojmë Manchester United që në letër. Nuk kam nevojë fare të përmend ndeshje ndaj PSG. Çdo gjë është e mundur. United duhet të luajë si një ekip dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Është sistemi që mundëson shkëlqimin e Rashford, Pogba dhe Lukaku”, deklaroi Berbatov.

“E pashë Lionel Messi të shënojë 3-golëshin kundër Betis. Ai njeri mund të bëjë çdo gjë, por nuk e bën në çdo ndeshje. Barcelona nuk ka fituar çdo Champions League në dekadën e fundit, pavarësisht se ka Messin në ekip”, theksoi Berbatov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat