Bukuroshja shqiptare Jona Dervishi: Më mirë nje trainer i kombetares nga Presheva, se sa i huaj!

Futboll

Bukuroshja shqiptare Jona Dervishi: Më mirë nje trainer i kombetares nga Presheva, se sa i huaj!

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:26
Jona Dërvishi

Preshevë, 22 mars -Deri kur futbollin shqiptarë do të drejtohet nga të huajt (psh në Shqiperi italianët Giani di Biasi dhe Cristian Panuccin, sot ne Kosovë zvicerani Bernard Challandes). A spaska djal nane shqiptarë të udhëheq kombëtaret shqiptare në Kosovë e Shqipëri, kur dihet se sot shumë shqiptarë nëpër, Gjermani, Francë apo Itali janë trainer të ekipeve të njohura nacionale apo botërore, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Jona Dervishi, është mërzitur shumë me humbjen e Shqipërisë, me rezultat 2:0 nga Turqia, në ndeshjen e parë kualifikuese të grupit H të Kampionatit Evropian 2020.

“Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që një ditë të luajmë së bashku nën një flamur, të gjithë futbollistet tanë, nga mbarë trojet tona etnike të Gadishullit Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina. Bile pa Preshevën nuk mund të paramendohej një Kombëtare shqiptare në Ballkan. Mbase ne në të ardhmen do ta arrijmë ta realizojmë këtë ëndërr të madhe bashkëkombëtare e nëse kjo do të ishte e mundur një ditë, do të isha e para që do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve…” ka thënë në një intervistë ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Jona Dervishi

“Gjithnjë e më shumë, më forcohet mendimi se ka ardhur momenti të jetë në krye të kombëtares, një trajner i Shqipërisë! Qoftë nga Tirana, Kosova, Presheva, Tetova apo Kumanova”, shkruan bukuroshja shqiptare.

Sipas Jona Dervishit “Unë mund të them që kemi dy skuadra kombëtare të futbollit: atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Kjo e fundit e pranuar në familjen e UEFA-s dhe të FIFA-s dhe që përfaqësohet vetë. Luajnë shqiptarë dhe kosovarë bashkë, por janë dy skuadra kombëtare, që luajnë në fushë. Megjithatë, të gjitha trevat shqipfolëse; sa herë luan kombëtarja e Kosovës dhe e Shqipërisë, bëjnë makisimumin e tifos. Dy trupa – por nje zemër e vetme!”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat