Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet në Antalya - Bota Sot
Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet në Antalya

Futboll

Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet në Antalya

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:24
Kombëtarja U21

Kombëtarja U21 ka zhvilluar sot seancën e radhës në Antalya në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret që do t’i zhvillojë kundër Turkmenistanit dhe Maltës.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica edhe në këtë stërvitje kanë dhënë udhëzimet e tyre për lojtarët, në mënyrë që ekipi të jetë sa më kompakt dhe t’i përgatisin këto dy ndeshje sa më mirë, njofton FFK.

Ndonëse kemi ndërrim të gjeneratës në Kombëtaren U21, atmosfera është shumë e mirë, derisa forma e lojtarëve duket të jetë në nivel të lartë, gjë të cilën pritet ta dëshmojnë edhe në fushën e lojës.Kushtet për punë dhe ato në hotel janë jashtëzakonisht të mira dhe deri tash gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...