Zidane sjell revulocion, ja dy largimet e para të Real Madrid

Futboll

Zidane sjell revulocion, ja dy largimet e para të Real Madrid

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:10
Zinedine Zidane

Kjo verë do jetë shumë e fuqishme për Real Madrid-in.

Kthimi i Zinedine Zidane në krye të skuadrës nënkupton nisjen e një cikli të ri për ‘Los Blancos’, që këtë sezon kanë shënuar një nga periudhat më të dobëta në vitet e fundit.

‘Dora’ e Zidanes ka filluar të ndihet, me Real Madrid që ka finalizuar transferimin e parë, duke arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Eder Militao për 50 milionë euro.

Transferimi i Militaos, ka bërë që dy mbrojtës të Real Madridit të mos e shohin të ardhmen në Bernabeu.

‘AS’ shkruan se Naxho dhe Jesus Vallejo, do të jenë largimet e para nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Nacho është 29 vjeçar, ndërsa Jesus Vallejo 22 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat