Lajmi i madh për Granit Xhakën - Bota Sot
Lajmi i madh për Granit Xhakën

Futboll

Lajmi i madh për Granit Xhakën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:31
Lajmi i madh për Granit Xhakën

Tifozët e Arsenalit po konsiderojnë votimin për mesfushorin Granit Xhaka, si lojtari më i mirë sezonal i klubit të tyre. Përkrahësit e “topçinjve” të Londrës kurrë nuk kanë vendosur saktësisht, duke e "përkthyer" me vota atë që mendojnë për Xhakën, pasi ky i fundit u bashkua me ta nga Borussia Monchengladbach, në vitin 2016. Tani duket se ka ardhur momenti, pas një sezoni mbresëlënës nën drejtimin e trajnerit të ri, Unai Emery.

26-vjeçari shqiptar, që përfaqëson Zvicrën si kombëtare, nuk ka luajtur vetëm në pesë ndeshje të Premier League këtë sezon Madje, ai ka mbajtur shiritin e kapitenit në katër raste. Me katër gola të shënuar, tre prej të cilëve ishin vendimtarë për Arsenalin, me aftësinë për të luajtur në të majtë, ose në qendër të mesfushës, kur është e nevojshme, Xhaka ka treguar vlerat e tij. 

Ai, gjithashtu, e ka shfaqur klasin edhe jashtë fushës së blertë, duke u shoqëruar me Julianin, një djalë 8-vjeçar me sindromën “Down”. Ai e ftoi djaloshin me aftësi të kufizuara në kampin stërvitor të trajnimit të Arsenalit këtë javë, për ta lumturuar. Një sjellje njerëzore, që ka fituar admirim. 

Duke diskutuar mes tyre, se pse e meriton të votohet si lojtari i sezonit për Arsenalin, tifozët kanë vlerësuar mesfushorin e zjarrtë. Njëri ka thënë: "Meritat e Xhakës është shumë e vështirë të mohohen, ai është një lojtar kyç në ekipin tonë. Ka qenë me të vërtetë mjaft mire, sidomos kur jemi përballur me skuadra të mëdha". Një tjetër shtoi: "E meriton Xhaka për mua. Ka treguar përmirësim të dukshëm nga sezonet e kaluar dhe me të vërtetë është duke luajtur si një lider". 

Një i tretë shkroi: "Nuk e di nëse ky është mendimi i shumicës së tifozëve, por unë mendoj se me të vërtetë Xhaka ka bërë paraqitje të mëdha për ekipin tonë. Mesfusha ka qenë shumë e fortë këtë sezon dhe Xhaka ka qenë gjithmonë pjesë e saj, pavarësisht nëse ka bashkëpunuar me Torreira, Ramsey apo Guendozi. Ai ka luajtur mirë si në fazën mbrojtëse, edhe atë ofensive. Nuk po them se gjithçka i përket atij, por Xhaka e bën ndërlidhësin e vërtetë të mbrojtjes me sulmin".

Disa nga lojtarët e tjerë të Arsenalit, emrat e të cilëve janë propozuar për t’u hedhur në votim nga tifozët, ishin: Alexandre Lacazette, Pierre-Emerick Aubameyang, Sokratis, Matteo Guendouzi dhe Bernd Leno. Tifozët e Arsenalit, ashtu si në shumicën e klubeve angleze, lejohen të votojnë për lojtarin e tyre të sezonit, në fund të garës. Fituesi i sezonit të kaluar ishte Aaron Ramsey, i cili do të transferohet të Juventusi kësaj vere, i cili e fitoi këtë çmim edhe në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...