Balaj: S'ka mbaruar ende asgjë

Futboll

Balaj: S'ka mbaruar ende asgjë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:29
Balaj: S'ka mbaruar ende asgjë

Bashkë me Myrto Uzunin në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare në kompleksin Tropikal këtë të shtunë ishte i pranishëm edhe sulmuesi tjetër Bekim Balaj.Shkodrani nuk foli për largimin e trajnerit Panucci ndërsa u ndal te sfida e rradhës dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Turqia? “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u pënalizuam. Kjo ndikoj shumë te besimi i skuadrës.

Andorra? “Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore”.

Kualifikimi? “Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nisur, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar.Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arritur të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo mos të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve të tjera që kemi në grup”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat