A do jetë trajneri i Shqipërisë? Ja si përgjigjet Edy Reja!

Futboll

A do jetë trajneri i Shqipërisë? Ja si përgjigjet Edy Reja!

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:23
Edoardo Reja

Shkarkimi i Christian Panucci nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë ka ndezur zërat për trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve, që po përgatiten nën drejtimin e Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës për transfertën ndaj Andorrës.

Mirëpo, në “Loro Boriçi” në ndeshjen Shqipëri-Turqi ka qenë edhe Edoardo Reja, i njohur shkurt si Edy Reja, i cili më parë ka drejtuar skuadra si Napoli, Lazio apo Atalanta. Një takim prej dy orësh me Armando Dukën, pas përfundimit të ndeshjes ndezi zërat se ai mund të jetë trajneri i ri i Shqipërisë.

Në lidhje me këto zëra, “Top Channel” ka siguruar një intervistë të shkurtër me italianin.

Z. Reja si ju duk ndeshja?

Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?

Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i Shqipërisë?

Jo, jo… Nuk flas për këtë….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat