Konfirmohet, ky do të jetë trajneri i Shqipërisë - Bota Sot
Konfirmohet, ky do të jetë trajneri i Shqipërisë

Futboll

Konfirmohet, ky do të jetë trajneri i Shqipërisë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:20
Valter Zenga

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot kundër Andorrës duke pasur në stol Ervin Bulkun dhe Sulejman Memën, por FSHF është duke kërkuar një trajner të ri që do të zëvendësoi Cristian Panucin.

Emra të ndryshëm dëgjohen në media si kandidatë për stolin kuqezi ku mes tyre është Valter Zenga. Italiani ka qenë dhe në të shkuarën një kandidat potencial për stolin e kombëtares.

Menaxheri i tij Mario Cenolli me anë të një postimi në Instagram ka përçuar një mesazh disi të dyshimtë. Ai ka postuar një foto ku shkruan “Jemi gati mister”, duke bashkëngjitur dhe ikonën e flamurit shqiptar.

Image

Zenga ka qenë së fundmi trajneri i Venecias në ligën e dytë italiane. Në të shkuarën ai ka drejtuar skuadra si Palermo, Catania, Crotone apo Sampdoria. Gjithashtu karriera e tij ka kaluar nga Anglia dhe Wolves si dhe ka drejtuar tre skuadra arabe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...