Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell njihet si një tifozë i madh i futbollit.
Ai përveç ekipit të tij të zemrës, Evertonit ndjek edhe ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.
“A jemi gati”, ka shkruar ambasadori duke postuar edhe fanellën e Kosovës.
Kujtojmë se Kosova do të luaj edhe kundër shtetit të tij, atëherë do të shohim se cilën skuadër do të përkrah O’Conell.