Bernard Challandes ka mbetur i befasuar për këtë arsye - Bota Sot
Bernard Challandes ka mbetur i befasuar për këtë arsye

Futboll

Bernard Challandes ka mbetur i befasuar për këtë arsye

Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:02
Bernard Challandes

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ka mbetur i befasuar nga Bullgaria, për shkak se ata qëndruan shumë në mbrojtje. 

Challandes ndër të tjera theksoi se do ishte i kënaqur me tre pikë, por duhet të pajtohet me këtë rezultat.

”Ishte ndeshje e vështirë. Bullgaria ka skuadër të mirë defanzive. Kemi humbur shumë raste, ishim nervoz pak. Në pjesën e dytë kishim katër raste, por në futboll më i rëndësishëm është efikasiteti, që na mungoi. Pjesa e dytë ishte më e mirë, luajtëm futboll të mirë, kishim raste, por ishte e vështirë të shpartalloje në mbrojtjen e Bullgarisë. U befasova, nuk e prita kundërshtarin të mbrohej në këtë mënyrë”.

”Ne patëm ndeshje të mirë, por rezultati nuk është i mirë. Bullgaria kishte eksperiencë. Dy pikë më shumë do ishin të mira, por duhet të pajtohemi me këtë rezultat”.

”Ndonjëherë nuk pajtohemi me vendim e gjyqtarit, por duhet të vazhdojmë përpara. Janë gjërat që ndodhin. Nuk mund të flasim për gjyqtarin, sepse kishim raste të shënonim dhe nuk shënuam”, potencoi Challandes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...