Pamje nga zënka e tifozit bullgar me “Dardanët”

Futboll

Pamje nga zënka e tifozit bullgar me “Dardanët”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:38
Pamje e shkeputur nga video

Emocionet e ndeshjes kualifikuese për EURO 2020, mes Kosovës dhe Bullgarisë, bënë që një tifoz bullgar të zihet me fjalë me tifozët e Kosovës dhe sigurimin në “Fadil Vokrri”.

Mbrëmë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit A për kualifikime në EURO 2020.

Qysh në fillim të ndeshjes, ishte vërejtur tensioni i madh mes lojtarëve, pasi Amir Rrahmani e shtyu një kundërshtar të tij e më vonë një mosmarrëveshje me bullgarët e pati edhe mbrojtësi tjetër, Mërgim Vojvoda.

Kjo energji vazhdoi edhe te tifozët. Në një video shfaqet se si një tifoz bullgar po zihej me fjalë me tifozët e Kosovës në “Fadil Vokrri”, deri kur u largua nga stadiumi, pas një mosmarrëveshjeje edhe me rojet e sigurimit në stadium. Arsyeja që e shkaktoi këtë mosmarrëveshje nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat