Xhaka eurogol për Zvicrën, ja çfarë ngjau pastaj! Të gjithë të çuditur

Futboll

Xhaka eurogol për Zvicrën, ja çfarë ngjau pastaj! Të gjithë të çuditur

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:19
Granit Xhaka

E pabesueshme! Zvicra në epërsi me rezultat 3:0 deri në minutën e 84-të, por në gjashtë minutat e fundit ngjau ajo që më së paku pritej edhe askush nuk do ta besonte! Danimarka shënon tri herë dhe barazon rezultatin 3:3.

Danezët humbjen e sigurt nga 3:0 e shndërruan në barazim 3:3 dhe i mjaftuan vetëm gjashtë minutat e fundit. Granit Xhaka shënoi eurogol nga rreth 18-19 metra, duke lënë të shtangur portierin Schmeichel. Topi në këndin e epërm, por nuk mjaftoi as kjo për fitoren e Zvicrës. Futbollisti Freuler shënoi në minutën e 19-të pas asistimit të sulmuesit Albian Ajeti, ndërsa Granit Xhaka nga 18-19 metra  thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 66-të.

Në minutën e 76-të, Embolo shënon për 3:0 në favor të Zvicrës , por as kjo nuk mjaftoi. Jorgensen (84’), Gytkjaer (88’) e Dalsgaard (90+3') shënuan për barazimin 3:3. A është e mundur? Po! Kjo është bukuria e futbollit. Megjithatë të gjithë janë të çuditur se si nga 3:0 dhe të bëhet 3:3 për pak minutat sa kishin mbetur në fund. Danezët luftuan dhe ia dolën të marrin një pikë në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Granit Xhaka dhe Albian Ajeti luajtën titullarë. Ajeti u zëvendësua në minutën e 71-të nga Admir Mehmedi, kurse kapiteni Xhaka në atë të 79-tën. Pas dy xhirove Zvicra është në vend të dytë me 4 pikë, kurse Danimarka është i terti me 1 pikë por edhe me një lojë të zhvilluar dhe Irlanda kryeson me 6.   Xherdan Shaqiri nuk luajti, sepse është i lënduar dhe mungesa e tij u ndie dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat