“Shpërthejnë” italianët – shënojnë katër gola në pjesën e parë ndaj Lichtenstein

Futboll

“Shpërthejnë” italianët – shënojnë katër gola në pjesën e parë ndaj Lichtenstein

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:53
Kombëtarja e Italisë

Kombëtarja e Italisë ka shkuar në pushim ndaj Lichtenstein me rezultatin e thellë 4-0.

‘Azzurët’ shpërthyen në pjesën e parë – ku edhe shënuan katër gola për 45 minuta.

Stefano Sensi hapi serinë e golave në minutën e 17’të – kurse Verratti dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë.

Veterani i sulmit, Fabio Quagliarella realizoi dy herë në dhjetë minutat e fundit për të dërguar rezultatin në 4-0.

Vlen të theksohet se Lichtenstein ka mbetur me 10 lojtarë – pasi Kaufmann është ndëshkuar me të kuq në minutën e 46’të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat