Atletico kërkon “hakmarrje”

Futboll

Atletico kërkon “hakmarrje”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:01
Atletico kërkon “hakmarrje”

Diego Godin do të jetë një futbollist i Interit nga sezoni i ardhshëm dhe për këtë mungon vetëm zyrtarizimi. Qendërmbrojtësi i Atleticos së Madridit do të zbarkojë në Milano me parametër zero dhe ndërkohë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, e cila do të konkretizohet në javët në vazhdim dhe për skuadrën spanjolle kjo është një humbje jo e vogël.

Drejtuesit e Atleticos janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues të gjigantit uruguaian, por ideja është ajo e një hakmarrjeje kundrejt Interit dhe Godinit. Ideja e trajnerit Diego Pablo Simeone është ajo e afrimit në Madrid e Milan Shkrinjarit, qendërmbrojtësit dhe titullarit të paprekshëm të skuadrës së Luçiano Spaletit. Edhe pse nga Milano flasin se kartoni i tij vlerësohet 100 milionë euro, Atletiko ka bërë një ofertë të parë prej 72 milionësh, plus 10 milionë euro bonuse për pesë vitet në vazhdim, por nga selia zikaltër për momentin oferta është refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat