Fali Ramadani në Madrid, për Pjaniçin e Joviçin

Futboll

Fali Ramadani në Madrid, për Pjaniçin e Joviçin

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, në qendrën stërvitore të Real Madridit ka qenë i pranishëm edhe menaxheri shqiptarë Fali Ramadani, i cili është takuar me menaxherin e përgjithshëm të klubit spanjoll, Hoze Anhel Sançez. Sipas “Marca”-s në këtë takim është biseduar për dy lojtarë që Reali i ka kthyer në prioritet: Luka Joviç i Aintraht Frankfurtit dhe Miralem Pjaniç i Juventusit, që të dy në “pronë” të Fali Ramadanit. Në agjendën e bisedime kanë qenë edhe disa lojtarë të tjerë që janë të lidhur me agjencinë “Lian Sports”, me të cilët Fali Ramadani ka bashkëpunim të ngushtë. Bëhet fjalë për Ante Rebiç të Aintraht Frankfurt, Markos Alonso të Çellsi dhe Kalidou Kulibali te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat