Skuadra e Ferizajt me gjithë se udhëhoqën por nuk e ruajtën epërsinë deri në fund, duke zhgënjyer të gjithë dashamirët e saj, për faktin se pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kjo humbje është sikur nokaut për ekipin ferizajas, pasi që rrezikohen shumë. Në minutën e 20-të, futbollisti Qëndrim Dautaj kalon në epërsi ferizajasit, por pjesa e dytë ka qenë e kobshme për ta, sidomos në minutën e fundit, kur pësuan gol dhe ishte sikur nokaut për ta. Kyrian Nwabueze (51’) e Xhevdet Shabani (90+1’) shënuan për fitoren e Dritës e cila ka përforcuar vendin e katërt me 41 pikë, kurse Ferizaj është i 10-ti me 25 sosh pas 24 jave në Kampionatin e Kosovës.