Shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i 6 fushave tjera

Futboll

Shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i 6 fushave tjera

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:59
Shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i 6 fushave tjera

Në kuadër të investimeve për përmirësim të infrastrukturës, sot, në fshatin Sadovinë të Vitisë është bërë përurimi i fushës me bari sintetik. Në ceremoninë e përurimit krahas presidentit të FFK-së, Agim Ademi, morën pjesë edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtues të KF “Vllaznia” si dhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast presidenti Ademi ka uruar KF “Vllaznia” dhe banorët e kësaj ane për fushën e ndërtuar, derisa ka thënë se ky është një investim i UEFA-s e FIFA-s nëpërmjet FFK-së që ofron mundësi dhe kushte shumë më të mira për zhvillimin e futbollit dhe të talenteve në këtë anë.

Tutje presidenti Ademi ka thënë se kjo është fusha e dytë e përuruar pas asaj në Skenderaj, derisa katër fushat e tjera në Gjilan, Mitrovicë, Podujevë e Gjakovë do të përurohen së shpejti. Gjithashtu, ai, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi edhe i 6 fushave tjera me bari sintetik me mbështetjen e MKRS-së dhe komunave. Në fund të ceremonisë presidenti Ademi është nderuar me mirënjohje dhe fanellë nga kryetari i KK të Vitisë dhe nga KF “Vllaznia” e Pozheranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat