Argëtim me lojën e futbollit 

Futboll

Argëtim me lojën e futbollit 

Më: 29 mars 2019 Në ora: 18:08
Argëtim me lojën e futbollit 

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon t’u kushtojë vëmendje dhe përkujdesje fëmijëve me nevoja të veçanta në kuadër të programit të UEFA-s “Grassroots”. Ashtu sikurse në vitin e kaluar edhe sivjet po mbahen aktivitetet me shtresa të ndryshme të shoqërisë nën moton “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë”. Gjatë ditë së sotme në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, u mbajt aktiviteti argëtues me fëmijët e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, ku gjatë dy orëve fëmijët u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe lojëra të ndryshme nën përkujdesjen e trajnerëve si dhe pedagogëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat