Inter & Milan hyjnë në garë për sulmuesin më të kërkuar të Europës

Futboll

Inter & Milan hyjnë në garë për sulmuesin më të kërkuar të Europës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 00:48
Luka Jovic

Barcelona thuhet të jetë klubi më i interesuar për shërbimet e yllit të Eintracht Frankfurt dhe zbulimit të këtij sezoni Luka Jovic. 

Sipas Marca-s, pas ndeshjes së Europa League ndaj Inter, përfaqësuesit e klubit katalanas kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, por Barcelona nuk është klubi i vetëm i interesuar për të. 

Konkurrenca është e madhe. Real Madrid gjithashtu e vlerëson lojtarin, teksa Bayern ka disa muaj që e ndjek, pa harruar edhe disa klube angleze. 

Sipas gazetës spanjolle, edhe disa klube italiane kanë shfaqur interes për të, pikërisht Inter, Milan dhe Napoli. 

Jovic kërkon të reflektojë duke shmangur vendimet impulsive. Ai e di mirë se ky është një moment vendimtar në karrierën e tij, por as ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk duan të marrin një vendim të nxituar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat